23 maj 2015 – Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Durrës.
I riu me iniciale H.S. është aksidentuar në rrugë nga një mjet tip Skoda me targa 'AA 789 IS', në të cilin drejtues ishte shtetasi B.Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.
Aktualisht, 18-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Durrësit, ndërsa drejtuesi i mjetit bashkë me mjetin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/