Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Durrësit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i një prej mjeteve së bashku me fëmijën.
Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije, por blutë e Durrësiz bëjnë me dije se ata aktualisht ndodhen në spital dhr po marrin ndihmë mjekësore.
Burime nga bluzat e bardha thonë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





