Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sukth- Manzë , ku ka mbetur i plagosur një person.
Policia raporton se rreth orës 18:50, në këtë aks rrugor një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, bën me dije policia.





