(Foto ilustruese)
Një person nga Durrësi, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident rrugor duke u përplasur me një tjetër mjet.
Aksidenti ka ndodhur një natë më parë, rreth orës 22:40, në lagjen nr. 8 në Durrës.
49-vjeçari Flamur Kastrati, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz”,me targa AA 889 II, kur është përplasur me mjetin me targa AA 2395 FU me drejtues shtetasin B.T.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia thotë se pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se Flamur Kastrati ishte në gjendje të dehur dhe menjëherë efektivët e arrestuan në flagrancë.





