Një aksident ka ndodhur sot në Durrës, ku treni ka përplasur një person.
Mësohet se këmbësori, ende i paidentifikuar i ka prerë rrugën trenit.
Policia njofton se i plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Durrës /Informacion Paraprak.
Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.
Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.





