Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e lagjes nr. 13, gjatë orëve të vona të natës, kur viktima ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i ka prerë rrugën automjetit tip Benz, me targa AA 637 LU.
Si pasojë, viktima i seksit mashkull, që sipas burimeve nga policia e Durrësit, është endacak, gjeti vdekjen.
Ndërsa drejtuesi i makinës, Fraklin Xhelaj, 44 vjeç nga Tirana, u arrestua nga uniformat blu nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e viktimës.
S.L.