Një aksident i frikshëm ndodhi rreth mesnatës në aksin e rrugës Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Një makinë e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.
Makina në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas mjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.
Për pasojë autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht. Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes.