Një aksident është shënuar ditën e sotme në qytetin e Elbsanit bën me dije policia e këtij rrethi. Një 76-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për mjekim në spital teksa drejtuesi i mjetit është marrë për veprime procedurale.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.
Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.





