Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në hyrje të autostradës Lushnje-Fier.
Makina tip Volkswagen me targa BX 237 BW ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë pranë autostradës.
Si pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Gëzim Duraku, 41 vjeç nga fshati Golem i Lushnjes, i biri i tij, 11 vjeç, Gerald Duraku dhe një afërm i tyre, Emiljano Goxho, 23 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen në reanimacionin e spitalit të Fierit në gjendje të rëndë shendetësore.





