Një aksident ka ndodhur këtë të diel në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon dhe një makinë tip “Golf” janë përplasur në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.

I plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i furgonit, i cili si pasojë e plagëve është transportuar në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të “Golf-it” duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.