Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë – Krujë, pranë fshatit Kameras, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, babë e bir, Dashamir Tusha 57 vjeç dhe Eljon Tusha.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.