GJIROKASTER, 21 shkurt 2013- Një aksident automobilistik i ndodhur në afërsi të kthesës së Viroit ka lënë të plagosur dy persona.

Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ndodhi në orët e paradites ndërsa njëri prej të plagosurve është drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira dhe është identifikuar si shtetasi Arben Hila.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhen aktualisht në një gjendje të rëndë.