Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Golem.
Një 19-vjeçar, banues në Kavajë ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 56-vjeçare.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarrje, ku dhe po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





