Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të Durrësit, ku për pasojë një këmbësor ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, kur automjeti tip Ford me targa AA 405 BZ, me drejtues një 25-vjeçar nga Durrësi, ka përplasur këmbësorin 31-vjeçar me iniciale M.B.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm”, se i plagosuri u transportua në spitalin e Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa për shoferin 25-vjeçar nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
S.L.





