Një djalë i ri i moshës rreth 20 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme teksa po lëvizte me monopatinë.

Ngjarja ka ndodhur te semafori në hyrje të Durrësit, ku sipas dëshmitarëve i riu është futur me të kuqe në semafor dhe është përplasur nga një mjet tip “Skoda” me targa gjermane.

Ai është transportuar në urgjencë me autoambulancë, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndiqni pamjet nga vendi i aksidentit të përcjella nga “DurrësLajm”.