15nëntor 2015 – Dy makina u aksidentuan sot në hyrje të Durrësit. Një veturë dhe një tjetër 6+1 u përplasën mes tyre në afërsi të stacionit të trenit.
Fotot e publikuara nga harta dixhitale e aksidenteve tregojnë momentin kur dy makinat kanë dalë nga aksi duke u ngjitur në trotuar.
Nuk dihet ende se cili nga drejtuesit ka qenë fajtor duke shkaktuar dhe përplasjen. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por të dyja makinat kanë pësuar dëmtime. Policia po kryen verifikimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.





