Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës, në hyrje të qytetit të Durrësit, ku si pasojë është plagosur rëndë një person.
Një automjet tip BMW me targa AA 200 ME, i cili dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë, është përplasur me një trajler me kontejner duke i rënë nga mbrapa. Si pasojë, është plagosur drejtuesi i mjetit BMW, Idi Taraj, 25 vjeç nga Durrësi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut, i cili u rëndua menjëherë pas ngjarjes në aksin Tiranë-Durrës.