Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Kavajë.

Mësohet se një makinë tip ‘Skoda’ ka përplasur 68-vjeçarin B.Saraçi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sakaq raportohet se 68-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësore në spitalin e Kavajës.