Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Hajdaraj – Rikaj”, ku një automjet ka përplasur një karrocë që tërhiqej me kalë dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi që drejtonte karrocën, i cili ka marrë asistencë mjekësore. Policia ka nisur procedim penal ndaj drejtuesit të automjetit.
Njoftimi:
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., banues në Kavajë, pasi në aksin rrugor “Hajdaraj – Rikaj”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një karrocë që tërhiqej me kalë, me të cilën lëvizte shtetasi A. B., dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nga përplasja u dëmtua lehtë, shtetasi A. B., i cili mori asistencë mjekësore dhe u largua në banesë.





