Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Kavajë, pranë vendit të quajtur Kryeluzje. 

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, një person ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Kavajës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se është manovra për shmangien e një grope nga njëra prej mjeteve, duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër, çka ka shkaktuar përplasjen.

Një prej mjeteve transportonte xhama dhe pas përplasjes ato janë shpërndarë në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin e saj duke shkaktuar radhë të gjata.