Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gosë të Kavajës.

Dy automjete janë përplasur, ndërsa si pasojë kanë mbetur të dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.12.2022, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.