Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Markatomaj.

Siç shihet nga pamjet, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes një grua ka mbetur e lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit