ELBASAN, 4 dhjetor 2013 – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një automjet me targa të Laçit është përplasur me këmbën e një ure. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mirakë, dhe për pasojë janë plagosur rëndë një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre. 

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i mjetit është në gjendje të rëndë.

Për shkak të aksidentit është bllokuar për pak kohë qarkullimi i mjeteve në të dy kahet e rrugës.