Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të martë në Palasë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.