Një aksident ka ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku janë përfshirë dy automjete me drejtues një djalë nga Tirana e një vajzë nga Durrësi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia referoi materialet procedurale në Prokurori vetëm për shoferin 35-vjeçar, pasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.P vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në lagjen Nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtuese shtetasen L.B, vjeç 38, banuese në lagjen Nr. 13, duke shkaktuar dëmtime materiale. Neni 291 i Kodit Penal.





