Një aksident në punë është shënuar pranë Presidencës paraditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri pranë Presidencës.

Nga informacionet e para mësohet se është plagosur 41-vjeçari me iniciale Xh.D.

Shtetasit Xh.D i ka rënë një gur në trup, dhe është dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.