Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në bashkinë Krujë, pjesë e qarkut Durrës.
Policia bën me dije se “rreth orës 20:45, tek Qëndra Shëndetësore në Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen B. S., ka përplasur këmbësoren shtetasen M. D.”
E aksidentuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit “, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, tek Qëndra Shëndetësore në Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen B. S., ka përplasur këmbësoren shtetasen M. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





