Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, në byppasin e Rrugës së Arbrit.

Përplasja e një mjeti tip “Audi” me një fugon mallrash ka shkaktuar radhë të gjata në të dy drejtimet.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesit e mjeteve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy autoambulanca të cilat ju dhanë asistencë mjekësore personave që ndodheshin në të dy automjetet.

Policia gjithashtu ndodhet vendngjarjes, ndërsa po punohet për zhbllokimin e lëvizjes së mjeteve.