Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Gjoricë të Bulqizës.

Një automjet veturë tip “Audi” është përplasur me një zetor në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Paraprakisht mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

“Në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjoricë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. M., është përplasur me automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, me drejtues shtetasin F.D. Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë dy drejtuesit e automjeteve. Pas ndihmës së parë mjekësore dy drejtuesit kanë dalë nga spitali. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, tha policia në një njoftim për mediat.