Drejtuesi i një trajleri ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit.
Sipas raportimeve paraprake, mësohet se trajleri humbi kontrollin dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e shoferit.
Për shkak të aksidentit është bllokuar i gjithë qarkullimi në sensin drejt Tiranës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve si dhe zhbllokimin e trafikut në rrugë.





