Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd.
Mësohet se automjeti i drejtuar nga një 55-vjeçar është përplasur me një tjetër automjet dhe një motor. Për pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari, drejtues i motorit.
55-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.
Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.