GJIROKASTER, 2 qershor 2013 – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Valare, pasi një makinë është përplasur fillimisht me bordurën dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë janë plagosur 3 persona, ndër të cilëve më rëndë është shoferi i makinës, ndërsa dy personat e tjerë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës.
Burime të policisë bëjnë me dije se, në aksident është përfshirë mjeti me targa AA629DU, ndërsa të plagosurit janë drejtuesi Drini Qenani dhe pasagjerët Altin Caushi dhe Vilma Plesa.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.





