Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç.

Ky i fundit po transportohet menjëherë për në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.