Tre automjete janë përfshirë në një aksident në seri në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime për NOa.al bënë me dije se përplasja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





