Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Shën Vlash të Durrësit.

Burime pranë “Durrës Lajm” bëjnë me dije se personat e aksidentuar janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit me makina të rastit.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara, automjeti ka përfunduar me rrota përpjetë dhe është zhvendosur në krahun tjetër të rrugës për të shmamgur krijimin e trafikut.