Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në afërsi të Xhafzotajt.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra nga makinat e përfshira në aksident ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se nga përplasja mes një mjeti tip “Benz” dhe një mjeti tip “Opel” kanë mbetur të lënduar dy persona, shoferi i njërit prej mjeteve dhe pasagjerja.
Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë ambulanca dhe efektivë të rrugores. Siç shihet nga pamjet filmike dhe fotot që sjell operatori Denis Simaku, të dy mjetet kanë pësuar dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se prerja e rrugës nga ana e njërit prej mjeteve dhe shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte tjetri, janë bërë shkak i aksidentit.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit të dyfishtë.





