SHKODER, 20 prill 2013– Katër persona janë plagosur rëndë në një aksident automobilistik në Shkodër.

Një makinë tip Volswagen me targa AA 315 CO u përplas me një mjet tip Benz mëngjesin e sotëm, e si pasojë u plagosën personat që udhëtonin me to.

Ata janë shoqeruar në spitalin e Shkodrës, ndërsa forca të shumta policie shkuan në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.