SHKODER,28 tetor 2013 – Ne një aksident automobilistik në fshatin Tamarë, Komuna Kelmend në Shkodër , nje person ka vdekur dhe tre të tjere jane plagosur. Viktima eshte 72 -vjeçari Prek Grishaj nga fshati Vukel, i Malësisë së Madhe, ndërkohë tre personat e plagosur janë nisur menjëherë drejt spitalit të Shkodrës. Me të njëjtin automjet, të drejtuar nga 47 vjeçari Lekë Grishaj, udhëtonin si pasagjerë edhe shtetasit Gjokë e Prel Grishaj, të cilët janë dërguar në në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.Te aksidentuarit po ktheheshin nga një ceremoni mortore ndërkohë që automjeti me të cilin po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra më poshtë. Ndërkohë forcat e policisë ndodhen në vendngjare dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





