Një aksident ka ndodhur në fshatin Mjedë të Shkodrës, ku një 46-vjeçar dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira ka përplasur një makinë tjetër dhe është larguar nga vendngjarja.

Personi N.N. banues në fshatin Mjedë përplasi automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, thekson policia.

Autori është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. N., 46 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, sipas policisë.