Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotëm në afërsi të Sukthit.
Makina tip "Hyundai", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i saj.
Burime nga policia e Durrësit, bëjnë me dije se shoferi aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.





