11 shtator 2015 – Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Bërzhitës në kryeqytet.

Aksidenti u regjistrua gjatë paradites së sotme, kur automjeti me targa AA 521 JM ka dalë nga rruga, duke shkaktuar bilancin e rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit ka qenë shpejtësia.

Pritet që në vijim të zbardhet identiteti i viktimës dhe të plagosurve.

/portali DurresLajm/