27 tetor 2015 – Një qytetar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi është përplasur për vdekje nga autobusi i linjës së Unazës. Viktima është Sali Cena.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, ku 73-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur është përplasur nga autobusi me targë TR 4807 T.
Po sot në Rrugën e Kavajës, një tjetër 73-vjecar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet.
/portali DurresLajm/