25 qershor 2015 – Sot rreth orës 04:30 të mëngjesit, është shënuar një aksident në autostradën Tiranë-Durrës pranë Maminasit, ku mbeti i plagosur rëndë një person.
Mjeti motorçikletë, tip ‘Jamaha’, me targë ‘AA054’ ka dalë nga rruga, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij, 39-vjeçari P.M., banues në Durrës.
Aktualisht i plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime të policisë bëjnë me dije se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/