Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja u shënua në rrugën “Misto Mame” në Tiranë, ku gruaja u përplas nga një automjet, teksa ishte duke kaluar rrugën.
Përplasja rezultoi fatale për 35-vjeçaren, identiteti i së cilës nuk mësohet ende.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.