TIRANE, 7 korrik 2013 – Një e moshuar është aksidentuar rëndë pasi është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 6 të autostradës ku 69-vjeçarja me inicialet S.Neza është përplasur ngë një makinë e cila po udhëtonte me shpejtësi në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të moshuarës.
Menjëherë e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin Ushatarak dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkakoi aksidentin.





