Itali, 29 mars 2014 – Një aksident tragjik është regjistruar në tunelin e autostradës A20 Palermo – Messina, në Italinë e jugut. 4 persona kanë gjetur vdekjen, mes të cilëve edhe një vajzë e vogël 4 vjeçare.
Sipas dëshmive të para aksidenti është shkaktuar nga drejtuesi i një kamioni, i cili ka humbur kontrollin e mjetit. Dy mjete që vinin pas tij, nuk kanë mundur ta shmangnin përplasjen me kamionin. Por situata është përkeqësuar edhe më tepër kur me tre mjetet e përfshira në aksident është përplasur edhe një autobuz. Së bashku me vajzën e vogël kanë vdekur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë me të. Me shumë siguri bëhet fjalë për prindërit e saj, një grua shtatzënë dhe një burrë. Në vendngjarje ka edhe disa persona të plagosur, të cilët po shoqërohen me urgjencë në spital.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





