8 janar 2014 – Mbreme pas mesnate, në autostraden Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Mbikalimi i Fllakes ka ndodhur nje aksident i rende.Ne kete aksident jane perfshire dy makina. Mitsubishi me targa AA770CV me drejtues shtetasin T.B., 35 vjec dhe BMV me targa AA930HT me drejtues shtetasen M.K., 30 vjece.
Si pasoje e përplasjes të dy mjetet kanë dalë jashtë rruge dhe kane perfunduar ne nje parcele toke. Si shkak i perplasjes se forte është aksidentuar rëndë drejtuesja e mjetit BMV, nderkohe qe te demtuarit e tjere janë jashte rrezikut per jetën.Vijojnë veprimet e para hetimore lidhur me aksidentin në fjalë.





