LUSHNJE- Pesë persona mbetën të plagosur pasi dy automjete janë përplasur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.
Sipas policisë automjet tip Audi dhe mjeti tip Benz kanë qenë duke ecur në të njëjtin drejtim të autostradës dhe në tentativë për të parakaluar njëri tjetrin kanë humbur kontrollin e mjetit duke dale jashtë rruge fillimisht benzi e me pas mjeti tip audi është përplasur me trafikndarësen.
Nga të dhënat policore bëhet e ditur se të plagosurit janë Aldo Fega 19 vjec nga Vlora, Rubin Fega 21 vjec nga Vlora, Ledion Licaj 24 vjec nga Vlora dhe ndodheshin tek mjeti tip Audi .
Elton Cala 27 vjec nga Fieri dhe Dejvi Licaj 17 vjec nga Fieri po udhëtonin me mjetin tip Benz.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë rrugore shkak këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilin qarkullonin dy mjetet dhe lagështira e madhe.