Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Fushë Krujë.

Mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur këmbësorin M. M. 72 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.