Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier ku një person që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë duke e lënë të dëmtuar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

Ai është jashtë rrezikut për jetën.